Grabitet supermarketi në Zog të Zi

Tirana

Grabitet supermarketi në Zog të Zi

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 12:12
Tiranë

Një supermarket pranë Zogut të Zi në kryeqytet ka rënë pre e një grabitje mëngjesin e sotëm.

“BalkanWeb” mëson se grabitja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autorët kanë kanë thyer me mjete të forta derën për të hyrë brenda. 

Burime policore bëjnë me dije se autorët, persona ende të paidentifikuar kanë mundur të marrin 40 mijë lekë të vjetra dhe disa steka cigaresh në supermarket.

Blutë e kryeqytetit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat