Moti me erë të fortë në Tiranë

Tirana

Moti me erë të fortë në Tiranë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Tiranë

Edhe pse një kohë më e ngrohtë se ditët e tjera, e diela në Tiranë po shoqërohet me erë të fortë, çka në disa raste ka shkaktuar edhe probleme për lëvizjen e qytetarëve. Era e fortë ka bërë që disa pemë apo degë të tyre të bien, duke u bërë edhe një rrezik potencial për njerëzit dhe automjetet e parkuara në rrugë.

Nisur nga kjo situatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje gjithë banorëve të Tiranës që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur problemet e ndryshme.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Veliaj bën të ditur se për shkak të motit punonjësit e emergjencave civile të Tiranës janë në terren ku kanë ndërhyrë në heqjen e pemëve të rrëzuara dhe duke hapur trotuaret dhe rrugët.

“Shokë – kujdes sot në Tiranë prej erës së fortë e pemëve apo objekteve që rrëzohen! Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë janë në terren sot dhe pse ditë pushimi! Me pak vigjilencë e kalojmë pa zarar këtë moment gjersa të kalojnë stuhitë! Për çdo sinjalizim ju lutem ☎ 112 ?”, shkruan Veliaj në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat