Pedagogët diskutojnë për grevën, dekani i FSHS del kundër

Tirana

Pedagogët diskutojnë për grevën, dekani i FSHS del kundër

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:01
Foto Ilustrim

Asambletë e fakulteteve të Universitetit të Tiranës janë mbledhur këtë të hënë në një takim për të diskutuar mbi mundësinë e hyrjes në grevë.

Ndërkohë që brenda sallës zhvilloheshin diskutime mes pedagogëve, qëllimi i të cilëve është mbështetur nga Sindikata e Pedagogëve, jashtë Fakultetit të Shkencave Sociale ka dalë dekani Edmond Rapti.

Duke folur për mediet, ai shprehu kundërshtinë e tij për vendimin e pedagogëve për grevë, ndërkohë që studentë bojkotues të mbledhur në oborrin e fakultetit e akuzuan se mbante anën e qeverisë dhe se kurrë nuk kishte qenë në krah të studentëve.

Ndërkohë, sindikata e pedagogëve ka dalë me një peticion tripikësh drejtuar qeverisë.

Së pari kërkohet dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, së dyti rishqyrtim i ligjit aktual të arsimit të lartë, së treti dyfishimi i pagave për pedagogët dhe në fund, rritja e pagesës së orëve mësimore përmes rivlerësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat