Kundër zgjatjes së hetimeve, Tahiri: Pas vendimit do flas, secili do të marrë faturën që i takon

Tirana

Kundër zgjatjes së hetimeve, Tahiri: Pas vendimit do flas, secili do të marrë faturën që i takon

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:36
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 minuta ka mbërritur Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi në fillim të janarit ankimoi vendimin e Prokurorisë për zgjatjen e afateve kundër tij. Tahiri është shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ndërsa seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së prokurorisë për ruajtje të sekretit hetimor. Por ish-ministri ka reaguar duke u shprehur se pas një viti e gjysmë nuk ka më sekrete për dosjen e tij, pasi prokuroria i ka nxjerrë me SMS.

"Një vit e tre muaj hetim, unë nuk di se cfarë ka mbetur e fshehur në këtë proces, pasi lajme janë trafikuar në media pa fund. Sekrete hetimore jo, e jo, pasi janë trafikuar lajme, që unë shyqyr i kam edhe me mesazhe, nga prokuroria, nuk shkon, në çmimin tuaj është por, cfarë sekreti ka? Sepse nuk ka mbetur gjë më për sekret" deklaroi Tahiri. 

Deklarata e Tahirit pas seaces se gjyqit
"Nuk më ka humbur durimi, kam një vit e disa muaj që pres, pa komentuar asnjë vendim të prokurorisë, por pres ti shkoj drejtësisë deri në fund, pa bërë sikur kanë bërë të tjerët para meje që janë hetuar për vrasje dhe vjedhje. Gjithcka që po ndodhe e ka kapërcyer cdo limit të kohës kur mund të bëhet një hetim. Një gjendje e tillë mjegullnaje nuk mund ët vijojë më. Hetimet janë zgjatur pesë herë, ka kaluar cdo afat i arsyeshëm, zgjedhja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë apo tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, e nëse kjo ndodh me mua, imagjinoni se cfarë ndodh me të tjerët, që përplasen para gjykatave, bërtasin. Unë nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar drejtësinë, pavarësisht se besoj se është sakrificë nga ana ime ta respektoj. Unë kam heshtur për të marrë atë që më takon, pastaj do të flas, por peng nuk ka si më mban njeri.

Keni përmendur një dorë të zezë që iu mban peng? Nuk dua të merrem me këtë tani. Kjo cështje ka kaluar cdo limit të arsyeshëm. Sot seanca u shty. Gjykata nuk kishte asnjë sekret. Ju keni aq shumë mesazhe nga prokurorët në telefonat tuaj sa nuk ka më sekrete. Seanca u shty, pasi gjykata kërkoi dokumente që prokurorët nuk i kishin. Kjo cështje është shtyrë 5 herë, ka humbur sensin. Unë akuzohem për trafik ndërkombëtar droge, dhe në Itali prokuroria e gjykata kanë thënë që ky njeri nuk ka lidhje, këtu zgjatet, pasi kam frikë se nuk dinë si ta mbyllin. Unë pres që prokuroria të vendosë në hetim personat që kanë nxjerrë informacionet. Në këtë vend që jemi ne nuk kalon njeri pa marrë faturën e vet" deklaroi Tahiri pas seancës.

Ai kërkoi të rrëzohet zgjatja hetimeve deri në prill që e vendos afati ri. Më 16 janar 2019 Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afateve te hetimit edhe me 3 muaj deri më datën 17 prill 2019. Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi në 17 janar shtyrjen për herë të katërt me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes. Katër prokurorët e çështjes kanë administruar përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia, Italia dhe Mali i Zi. Por në Itali dhe Mal të Zi, prokuroria nisi dy kërkesa të reja për informacion, ndërsa kërkuan zgjatjen e hetimeve në pritje të përgjigjeve.

Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin SAIMIR dhe bizhuteri gruas së tij. Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane nuk gjeti prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes, ndërsa në Shqipëri vijon që të jetë ende në hetim. Mbi Tahirin rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat