Tahiri: Prokuroria të hetojë kush nxorri sekretin e dosjes time, shkëmben batuta me Klodiana Lalën

Tirana

Tahiri: Prokuroria të hetojë kush nxorri sekretin e dosjes time, shkëmben batuta me Klodiana Lalën

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:02
Saimir Tahiri

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pret që prokuroria të nisë hetim për nxjerrje sekreti dhe për dosjen e tij, pak javë pasi prokuroria nisin hetimin për nxjerrje sekreti për dosjen 339 të përgjimeve.

"Prokuroria reagoi javët e fundit për nxjerrje sekerti. Unë pres që të vënë në hetim dhe ata që kanë nxjerr sekretin hetimor për rastin tim. Në këtë vend që jemi ne nuk ka njeri që kalon pa marrë faturën."

Ndërsa duke iu kthyer gazetares Klodiana Lala i tha: "Ishalla nuk je vënë në hetim."  

Në kundërpërgjigje gazetarja tha: "Nuk shqetësohem për këtë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat