Zyra të reja për aplikimet, Veliaj: Shërbime më të shpejta për kartat ID

Tirana

Zyra të reja për aplikimet, Veliaj: Shërbime më të shpejta për kartat ID

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:33
Erion Veliaj

Ambiente të reja janë hapur pranë shkollës “ 1 Maji” në Tiranë, për ata qytetarë që do të aplikojnë për mjetet biometrike të identifikimit.

Kjo sipas kryebashkiakut Veliaj, do te shmange radhët e do të lehtësojë shërbimet.

Erion Veliaj: “Tirana është gjithmonë e para sa herë që ka një nismë kombëtare e cila duhet drejtuar me shembull. Kemi hapur zyra të reja dhe në njëfarë mënyre jemi bërë të gjithë pjesëmarrës të një sipërmarrje që quhet “Aleat”, ku të gjithë jemi aleatë: si pushteti vendor, ai qendror, deputetët e zonës, njësitë administrative, gjendja civile dhe besoj që me hapjen e zyrave të reja për Njësitë 1 dhe 2 te shkolla “1 Maji”, në hyrje të Rr. “Ali Demi”, kemi mundësi fantastike, që punën e sotme të mos e lëmë për nesër, pra ta marrim sot kartën e identitetit!”

Veliaj u bëri apel qytetarëve të nxitojnë e të aplikojnë për kartën e identitetit, pasi në verë fluksi mund të jetë i madh për shkak të emigrantëve

Erion Veliaj: “T’u japim prioritet sidomos atyre që janë të moshuar, por duke pasur parasysh që në verë, përveç zgjedhjeve, do kthehen emigrantët, do ketë më shumë nevojë për pasaporta. Vërtet mund ta shtyjmë afatin e kartës deri në 2019, por jashtë Shqipërisë gjërat duhet të jenë të vlefshme, ndaj për të gjitha këto arsye, tani që është relaksuar situata në pjesën më të madhe të Tiranës, dua të ftoj qytetarët që ta përdorin këtë mundësi. Ka shumë pak radhë, gocat e çunat që punojnë këtu janë jashtëzakonisht miqësorë e efiçentë, në punë 4-5 minutash mbaron një detyrim që mbi të gjitha të vlen ty si qytetar. Pra, s’ka panik për t’u shtyrë, por ka mjaftueshëm hapësirë që punën e sotme të mos e lëmë për nesër dhe të marrim kartën e identitetit”.

Krahas aplikimit për karta, qytetarët duhet të shikojnë me prioritet edhe verifikimin e emrit në listat e zgjedhësve pranë njësive administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat