Policia futet te Filologjiku, Markut i shterojnë thirrjet: Rama po "nxehet" në diell

Tirana

Policia futet te Filologjiku, Markut i shterojnë thirrjet: Rama po "nxehet" në diell

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:26
Mark Marku

Pedagogu Mark Marku denoncoi ndërhyrjen e policisë së shtetit në Fakultetin e Filologjikut.

Për mediat ai akuzoi Ministrin Sandër Lleshaj se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogë e studentë.

Mark Marku: Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë , këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat