Pak minuta më parë një lokal në qendër të kryeqytetit është përfshirë nga flakët.
Mësohet se zjarri ka rënë në disa kabina të cilat janë nën administrimin e Bashkisë.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë zjarrfikset kanë mbëritur në vendgjarje për të neutralizuar flakët dhe tymnajën.
Nga raportimet paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar.