Sherri masiv në Tiranë, zbardhet ngjarja, arrestohen 4 persona

Tirana

Sherri masiv në Tiranë, zbardhet ngjarja, arrestohen 4 persona

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Ditën e djeshme një sherr masiv ndodhi në Kamzë, aty ku katër persona u përplasën me grushte dhe sende të forta me një person tjetër.

Sot policia bën me dije se janë identifikuar dhe janë proceduar penalisht 4 të rinjtë të cilët shfaqen në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri -tjetrin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, identifikuan, shoqëruan dhe proceduan penalisht, shtetasit e përfshirë në konflikt , konkretisht D. Q., E. K., Z. C., dhe H. C.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 16:00 të datës 08 shkurt 2019, në qendër Kamëz, për motive të dobëta, shtetasit E.K., Z.C., dhe H.C., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin D.Q., duke u dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, konflikt i nisur nga shtetasi D.Q., më parë”, njofton policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat