Detaje të reja/ Në trupin e gruas në Tiranë u gjetën 3 plumba

Tirana

Detaje të reja/ Në trupin e gruas në Tiranë u gjetën 3 plumba

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Gruaja e gjetur mëngjesin e sotëm e vdekur pranë liqenit të Sharrës në Tiranë dyshohet se është vrarë me mjete të forta.

Viktima sipas njoftimeve të para është rreth 45 vjeçe.

Trupi i pajetë është gjetur në mes të ferrave rreth orës 8 të mengjesit të sotshëm. Policia është njoftuar nga banorët të cilët kanë parë kufomën.

Dyshohet se ajo është qëlluar me plumb në kokë. I janë gjëtur tre plage arme zjari thonë burimet nga vendngjarja.

Dyshohet se ajo është goditur edhe me sende të forta pasi ka shenja dhune në pjesën e kokës.

Policia është në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin e gruas.

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat