Mësimi pasdite për fëmijët e “Gustav Mayer”, Bashkia e Tiranës sqaron situatën

Tirana

Mësimi pasdite për fëmijët e “Gustav Mayer”, Bashkia e Tiranës sqaron situatën

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:15
Foto

Pasditen e së mërkurës, prindërit e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer”, kanë kundërshtuar transferimin e procesit mësimor për fëmijët e tyre në dy shkolla të tjera pasi kjo shkollë do të rikonstruktohet.

Bashkia e Tiranës sqaron se “në vijim të punës për përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e të gjitha institucioneve arsimore, do të nisë së shpejti rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”. Ky rikonstruksion, i cili do të zgjasë për një periudhë kohore deri në 6 muaj, është i domosdoshëm për shkak të nevojës për ndërhyrje në sistemin qendror të ngrohjes, nyjeve sanitare dhe kushteve të palestrës”.

“Nisur nga shqetësimi i drejtë i disa prej prindërve të nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”, të cilët do të duhet ta zhvillojnë mësimin në një shkollë tjetër për shkak të rikonstruksionit të saj, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se arsyeja e ndërhyrjes në këtë periudhë të vitit në këtë shkollë është sigurimi i kohës së nevojshme për të kryer të gjitha punimet e parashikuara, në mënyrë që shkolla e rikonstruktuar të çelë dyert për nxënësit e saj në shtator 2019”, lexohet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat