Vrasja e gruas në Tiranë, dyshime mbi kunatin e viktimës

Tirana

Vrasja e gruas në Tiranë, dyshime mbi kunatin e viktimës

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:41
Ilustrim

Banorët e kodrave të liqenit të Sharrës pranë Tiranës janë alarmuar sot kur kanë gjetur pranë banesave të tyre një grua të pajetë.

Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup, çka ka ngjallur dyshimet se gruaja është vrarë në ambient të brendshëm dhe më pas është hedhur në kodrat e liqenit të Sharrës.

Dyshohet se gruaja ka vdekur jo më larg se 24 orët e fundit.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i dyshuar për vrasjen e gruas 49 vjeçare Lirie Xhepa është kunati i saj.

Nga hetimet e para dyshohet që i përfshirë në këtë krim të jetë kunati i saj, megjithatë hetimet do të hedhin dritë mbi këtë pistë dyshimi.

Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg, dhe ndodhen në periferi të kombinatit.

Gruaja ishte e ve qysh prej disa vitesh.

Policia ka shoqërur 10 persona për ti marrë në pyetje në lidhje me krimin e rëndë që tronditi kryeqytetin mengjesin e sotshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat