Foto nga Liqeni i Tiranës, Moli i Dashurisë përurohet për “Shën Valentin”

Tirana

Foto nga Liqeni i Tiranës, Moli i Dashurisë përurohet për “Shën Valentin”

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:58
Moli i Dashurisë përurohet për “Shën Valentin”

Ky Shën Valentin ka ardhur ndryshe në Tiranë. Qindra çifte të reja dhe qytetarë iu drejtuan Parkut të Liqenit, ku krahas shëtitjeve në ajër të pastër, patën mundësi të shijojnë dekorin festiv dhe një koncert live me muzikë të zgjedhur. Ashtu si edhe çdo vit tjetër, Bashkia e Tiranës kishte menduar që të sillte diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe ABI Bank, në Parkun e Liqenit u përurua “Moli i Dashurisë”, i cili rikthen pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Liqenit Artificial në destinacionin më të parapëlqyer për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

“Në ditën e Dashurisë po krijojmë këtë mikrohapësirë, Molin e Liqenit, për të gjithë ata që duan të bëjnë një shëtitje me varkë, që duan të merren me sport, me kanoe, për ata që duan të bëjnë minigara. Ky tani është një mjedis fantastik. Liqeni i Tiranës është populluar më shumë se kurrë, por edhe pasuruar me aktivitete më shumë se kurrë”, tha Veliaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat