Salianji paralajmëron protestë të gjatë: Ashtu si me çadrën, vendimi i takon popullit

Tirana

Salianji paralajmëron protestë të gjatë: Ashtu si me çadrën, vendimi i takon popullit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 13:08
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji foli për top Channel, duke komentuar zhvillimet më të fundit nga protesta e opozitës së bashkuar, e cila përshkallëzoi në dhunë ndaj hyrjeve të godinës së kryeministrisë.

Salianji, ashtu si edhe kreu i PD-së Basha, theksoi se dhuna erdhi për shkak të një skenari të organizuar mirë nga ana e Edi Ramës.

“Skenari i dhunës ishte dirigjuar nga Edi Rama, pasi policia u ça lehtësisht dhe lejoi qytetarët të shkojnë te hyrja e kryeministrisë. Megjithatë ata nuk u futën brenda dhe nuk mund të quhet dhunë, sepse thjesht u afruan te muret e godinës”, tha Salianji.

Deputeti i PD-së nuk komentoi nëse synimi i protestuesve ëshët që të marrin kryeminstrinë, ndërsa dha sinjale se protesta do të zgjasë gjatë dhe nuk do të mbyllet sot.

“Unë jam këtu si qytetar dhe po protestoj. Nuk jam si deputet i PD-së, ndaj nuk i di synimet e popullit. Sa i përket kohëzgjatjes, ashtu si në rastin e çadrës, që u vendos nga populli, edhe këtë herë i takon popullit të vendosë se deri kur do të protestojë”, tha Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat