Dhunë në protestë? Berisha replikon me Ambasadën Amerikane

Tirana

Dhunë në protestë? Berisha replikon me Ambasadën Amerikane

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:18
Sali Berisha

Ambasda Amerikane dhe vendet e tjera të BE-së, kanë bërë thirrje që të ndalohen aktet e dhunës duke i denuar skenat që ndodhën përpara Kryeministrisë. Por ish-kryeministri Sali Berisha ka një përgjigje për këto deklarata.

”E kuptoj shumë mirë thirrjen por ata duhet të mirëkuptojnë që ky popull ka një betejë për votën e lirë. Vetë raportet ndërkombëtare theksojnë se është blerë vota. Ne kërkojmë një qeveri tranzitore, për të vënë para ligjit ata ministra që vodhën votat, që tregojnë implikimin që nga Edi Rama e poshtë blerjen e votave. Nuk ka të ndalur, opozita bëri provën në zgjedhjet e qershorit”, theksoi Berisha.

Sipas tij nëse Edi Rama nuk tërhiqet, do të jenë shqiptarët ata që do hapin rrugë. ”Fuqia nukleare e revoltës popullore do ta hedhë kalbësirën në Lanë. Po të tërhiqet, tregohet i mençur hap rrugën, ndryshe rrugën do ta hapin këta shqiptarë”, theksoi Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat