Të arrestuarit e protestës nesër para gjykatës për masën e sigurisë, mes tyre Florenc Hoxha

Tirana

Të arrestuarit e protestës nesër para gjykatës për masën e sigurisë, mes tyre Florenc Hoxha

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:55
Foto: Protesta 16 shkurt

Gjykata e Tiranës do të zhvillojë nesër seancën për masën e sigurisë për të arrestuarit e protestës së 16 shkurtit.

Seanca gjyqësore për 16 të arrestuarit do të nisë në orën 10:00 dhe drejtohet nga gjyqtarja Rexhina Melika.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 16 të arrestuarit nga protesta e opozitës.

Të arrestuarit janë:

1 -Florenc Hoxha

2 -Emanuel Nallbani

3- Naim Haxhiu

4-Andon Gjini

5-Resul Daci

6- Suzana Dimushi

7-David Linati

8-Hasan Jakupi

9-Ilir Hamedini

10-Festim Taku

11- Sajmir Rexhepi

12-Mitat Fieraku

13-Lefter Jakupi

14-Pëllumb Sheluka

15- Veljan Dine

16-Ndue Tuci

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Prishje e qetësisë publike’.

"Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune", thotë policia.

Sipas policisë, "këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat