“Luaj Tirana”, një shesh i ri rekreativ në Vaqarr

Tirana

“Luaj Tirana”, një shesh i ri rekreativ në Vaqarr

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:56
Kënd i ri lojërash

Një kënd i ri lojërash është dhurata e Bashkisë së Tiranës për vogëlushët e zonës së Vaqarrit. “Luaj Tirana”, projekti pilot që u nis nga Bashkia e Tiranës në fillim të 2016-ës, i riktheu fëmijëve të shumë lagjeve mbi 41 hapësira lodrash e sporti falë një pune në skuadër.

Projekti pilot “Luaj Tirana” po shtrihet në çdo lagje për të afruar vogëlushët me lojërat rekreative dhe jetesën aktive!

Kjo nismë e ndërtimit të këndeve të lojërave dhe rekreacionit është pritur shumë pozitivisht nga qytetarët, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka siguruar se ky projekt i suksesshëm do të vijojë edhe në vitet në vazhdim për ta bërë Tiranën së pari një qytet të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat