Veliaj i dorëzon homologut maqedonas “Kullën e Sahatit”

Tirana

Veliaj i dorëzon homologut maqedonas “Kullën e Sahatit”

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:31
Erion Veliaj dhe Petre Shilegov

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim homologun e tij, kryebashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive për qytetarët e të dy qyteteve. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi homologut maqedonas “Kullën e Sahatit”.

Pas takimit, Veliaj tha se Tirana dhe Shkupi kanë potencial për të ecur së bashku dhe për të mësuar nga modelet e suksesshme prej njëri-tjetrit. 

“Jam shumë i lumtur që si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, po ecim bashkë në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO. Besoj se edhe qytetet tona, Tirana dhe Shkupi mund të ecin bashkë dhe besoj se ka shumë gjëra për të mësuar”, tha Veliaj, teksa bëri me dije edhe disa nga fushat konkrete të bashkëpunimit mes dy qyteteve.

 Homologu i tij maqedonas, Petre Shilegov vlerësoi transformimin e pandalshëm të Tiranës dhe shprehu mbështetjen për të çuar përpara bashkëpunimin me kryebashkiakun Veliaj edhe në mandatin e dytë. 

“Është kënaqësi të jem sërish këtu në Tiranë, së bashku me mikun tim, dhe për ta përgëzuar atë për ndryshimet e qytetit vitin e fundit, si edhe për t'ju mbështetur për zgjedhjet vendore që janë këtë vit, për të cilat unë jam i bindur që ju do të fitoni. Jemi sot këtu për të ndarë eksperiencat tona, atë çfarë ju keni këtu dhe atë çfarë ne kemi në Shkup, e cila është një mundësi e mirë për mua që të shkëmbyer së bashku eksperiencat. Doja t’ju përgëzoja për punën e shkëlqyer që jeni duke bërë”, tha Shilegov. 

Takimi i sotëm do të pasohet me një vizitë të rëndësishme në fillim të Marsit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat