Prishet hoteli në qendër të Tiranës/ Veliaj: Po shembim çibanin e fundit

Tirana

Prishet hoteli në qendër të Tiranës/ Veliaj: Po shembim çibanin e fundit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 19:01
Foto

Një tjetër ndërtim pa leje është shembur në kryeqytet. Bëhet fjalë për një objekt të ndërtuar shumë vite më parë si hotel pas 15-katëshit.

Veliaj e cilëson si çibanin e fundit që po prishet në Tiranë pas pastrimit të Lanës dhe Parkut Rinia në kohën e Ramës. Në vendin që ndodhej hotel Vjosa që po shembet, do t’i hapet rruga stacionit të autobusit

“Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje!  Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skenderbej për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit”  shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat