Delegacioni i PE mbyll takimet kryesore në Tiranë, opozita "lë" në pritje Lleshaj

Tirana

Delegacioni i PE mbyll takimet kryesore në Tiranë, opozita "lë" në pritje Lleshaj

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:54
Sander Lleshaj

Për rreth një orë 8 europarlamentarët e kryesuar nga Tunne Kelam, kanë zhvilluar një takim me krerët e opozitës.

Zgjatja e bisedimeve të zhvilluara në zyrën e delegacionit në Tiranë, ka detyruar Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të qëndronte në pritje deri në daljen e tyre prej diskutimeve.

Në përfundim kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se ka një keqinformim të ndërkombëtarëve për situatën.

Basha: Në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi ynë, ky synon të hapë negociatat për tu bërë anëtar i BE, detyra jonë është ti shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar.

Basha ka nënvizuar se deri më tani nuk ka asnjë kontakt me kryeministrin Rama.

Basha: Nuk ka asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Komunikimi i vetëm është ai i qytetarëve shqiptarë, vendimi i vetëm është ai që kanë diktuar qytetarët shqiptarë.

Sipas Bashës, kërkesat e opozitës për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme nuk ndryshojnë, ndërsa përjashtoi një marrëveshje si ajo e vitit 2017.

Basha: Ua bëmë të qartë që për ne qeveria tranzitore ka dy detyra; të distancohet nga krimi i organizuar dhe të luftojë krimin e organizuar, pra ti shpallë luftë.Së dyti, t'ia zgjidhë duart prokurorisë që të gjithë politikanët e kapur duke blerë zgjedhjet e vitit 2017 në bashkëpunim me krimin e organizuar të shkojnë para drejtësisë. Nuk do të ketë një 2017-t tjetër me Edi Ramën. Edi Rama e mori 2017-n, për të shmangur konfliktin civil dhe e ktheu në dosjen 339.

Nga ana e saj, Monika Kryemadhi, përjashtoi çdo mundësi tërheqje.

Kryemadhi: Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra. 

Ministri Lleshaj nga ana e tij nuk pranoi të komentonte takimin.

Ndërsa anëtarët e delegacionit lajmëruan një konferencë.

Në mbrëmje tetë europarlamentarët vazhduan axhendën e takimeve duke iu drejtuar selisë së Kryeministrisë, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa të enjten do të bisedojnë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat