Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në banesën pranë "Vasil Shantos"

Tirana

Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në banesën pranë "Vasil Shantos"

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:17
Foto

Policia  e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi” një sasi eksplozivi u vendos në derën e banesës së shtetasit V.Stavri.

Blutë e kryeqytetit kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Bëhet fjalë për një 58-vjeçar me iniciale A. B.

"Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale", sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat