Kur do flasim?! Rama ftesë publike Bashës për zgjidhjen e krizës

Tirana

Kur do flasim?! Rama ftesë publike Bashës për zgjidhjen e krizës

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:13
Edi Rama

Nga Samiti i Diasporës, Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për tu ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike. Edhe kryedemokrati Basha ishte i ftuar në këtë samit, por kishte zgjedhur të mos vinte. Rama ju drejtua vetëm me një pyetje: I them kur do flasim?!

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe opozitën shqiptare, si një faktor që për interesa partiake, dëmton imazhin e vendit tonë tek ndërkobmëtarët. Rama tha se Shqipërisë i vjen e keqja nga vetë shqiptarët, duke ju referuar lobimeve të opozitës në takimet me ndërkombëtare, që përhap për vendin një imazh të zi! Rama tha se sa herë e kanë bërë këtë, i ka mbulur me turp historia. Rama theksoi edhe një herë se synimi i qeverisë është për të vazhduar punën para, për të ndërtuar një sistem drejtësie që lufton korrupsion dhe kthen besimin e qytetarëve.

"Shqiptarët kundër shqiptarëve në Shqipëri, kanë krijuar një ide, e kanë ushqyer dhe shpërndare përtej kufijve, se është koha që kanë lindur kriminelët, e na paskan ardhur e na paskan pushtuar parlamentin. Kjo në fakt është koha kur qeveria e Shqipërisë ka 50 % gra, kur në parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra seç ka pasur kurrë ndonjëherë, në këshillat bashkiakë, ka 590 % dhe 50 % burra. Pra kjo është koha kur varet se cili kënd vendos ta shohësh vendin tënd dhe sa e vret mendjen për vendin tënd, kur në gjuhë të huaj e kthen vendin mish për top për hesapet e tua, sa herë shqiptarët e kanë bërë këtë, i ka mbuluar me turp historia.

Sot na duhet të vazhdojmë të ecim në rrugën që kemi nisur, se po flasim për shtetbërje.

Lufta më e vështirë, e madhe, që i është hapur korrupsionit në Shqipëri..si luftohet korrupsioni veçse duke u përpjekur me një sistem drejtësie që i bëhet korrupsionit armik i betuar", tha Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat