KPK konfirmon në detyrë kreun e Prokurorisë së Apelit në Tiranë

Tirana

KPK konfirmon në detyrë kreun e Prokurorisë së Apelit në Tiranë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:24
Foto

Një tjetër prokuror ka kaluar me sukses sitën e vettingut. Bëhet fjalë për drejtuesin e prokurorisë së Apelit Tiranë Dritan Peka, i cili sot është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilira, Olsi Komici dhe dhe Lulzim Hamitaj.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

Në seancën dëgjimore, relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj pasqyroi raportin e vënë në dispozicion të dokumentacionit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), sipas të cilit prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka pasur burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat