'Laboratori' godet tregtarët e lëndëve narkotike në kryeqytet

Tirana

'Laboratori' godet tregtarët e lëndëve narkotike në kryeqytet

Më: 5 mars 2019 Në ora: 17:04
Foto

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë finalizuar ditën e sotme operacionin e koduar “Laboratori”, gjatë të cilit është është bërë i mundur ndalimi i një grupi kriminal i cili merrej me tregtimin e lëndëve narkotike. Mësohet se pjëse e këtij grupi ishin pesë persona, 2 prej të cilëve janë vënë në pranga dhe tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Policia ka arrestuar: F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç, banues në Tiranë,  ndërkohë që ka vënë nën hetim shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikesh" për veprën penale “Moskallëzim Krimi”

Mësohet se aktiviteti i tregtimit të lëndëve narkotike ushtrohej në lokalin që ishte në pronësi të dy të arrestuarve të cilët identifikoheshin me pseudonimet “Loli Verës” dhe “Pipo” të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin shisnin në kryeqytet, heroinë dhe kokainë.

Për këtë aktivitet kriminal personat  kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzerien, ambalazhim, e lëndës narkotike Heroine dhe Kokaine dhe më pas   ua shisnin klientëve në doza të vogla.

Në momentin e ndërhyrjes shtetaseve F.N dhe P.P  gjatë kontrollit fizik policia u ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në formë dozash, ku më pas kontrolli ka vijuar në banesa ku gjithsej janë gjetur e sekuestruar rreth 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, nga kjo sasi  një pjesë ishte e përgatitur në  353 doza, 202 gramë Kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat