Lirohen dy anëtarë të grupit të Shijakut/ 'Nita' dhe Sulejmani lënë qelinë

Tirana

Lirohen dy anëtarë të grupit të Shijakut/ 'Nita' dhe Sulejmani lënë qelinë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:00
Foto

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burg ditën e sotme dy persona, të cilët u arrestuan në shtator të vitit të kaluar si pjesë e operacionit 'Volvo4'. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se dy personat që u liruan janë; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana dhe Saimir Sulejmani nga Fieri të akuzuar për trafik droge.

Ata u arrestuan si pjesë e grupit të Shijakut. Avokati Alban Bengasi u shpreh se ' Jahelezi dhe Sulejmani nuk kanë lidhje me drogën dhe falsifikimin e dokumenteve". Deri më tani Apeli i Krimeve ka të Rëdan ndryshuar 14 nga 54 masat e sigurisë dhënë për 'Volvo -4'. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat