Balliu nxjerr sms e Ministres, banorët: Anullo projektin

Tirana

Balliu nxjerr sms e Ministres, banorët: Anullo projektin

Më: 6 mars 2019 Në ora: 19:30
Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në protestën e banorëve të ”Unazës së Re”, ka zbuluar sms-në që Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka dërguar ish-deputetit, për të pyetur për vlerësimin e tij, pas vizitës që sipas saj ky i fundit ka kryer në nëntor të 2018, tek Drejtoria e Transportit Rrugor në Tiranë. Në përgjigjen e tij, ai e ftoi Ministren në zonën e ”Astirit”, për të treguar aty vlerësimin e tij dhe në sfond dëgjohen banorët me thirrjet: ”Anullo Projektin”!

Postimi në facebook

Ministrja Balluku vendos të më nisë një SMS.  Këtë SMS unë vendosa ta ndaj me heronjt e Unazës së Re. Ministja kërkon vlerësimin tim për cilësinë e shërbimit dhe unë këtë vlerësim vendosa ta jap sëbashku me banorët e Astirit.

DONI TË DINI VLERËSIMIN?

000000000000000

Duam DREJTËSI për Unazën e Re.
Duam DREJTËSI për aferën.
ANULLO projektin
ANULLO projektin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat