Njihuni me gratë dhe vajzat që bëjnë krenare Erion Veliaj

Tirana

Njihuni me gratë dhe vajzat që bëjnë krenare Erion Veliaj

Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:37
Foto

Në ekipin e Bashkisë së Tiranës ka një numër të madh vajzash dhe grash të cilat janë pas vendimeve dhe punëve të këtij institucioni.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar 8 marsin të gjitha bashkëpunëtoreve të tij. 

Duke i falënderuar për angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e punëve të kryeqytetit, Veliaj ka postuar fotot e vajzave dhe të grave që punojnë në Bashkinë e Tiranës.

“Faleminderit me zemër të shenjtave të bashkisë. Falë jush, Tirana është sot më e bukur, më e dashur, më e pastër. Jemi me fat që ju kemi!”, shkruan Veliaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat