Banori thirrje Arta Markut: Ndërhy për të zgjidhur konfliktin

Tirana

Banori thirrje Arta Markut: Ndërhy për të zgjidhur konfliktin

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:06
Qytetar

Një prej banorëve, banesa e të cilit rrezikon të shembet i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen e pronës.

Për mediat ai jap argumentat e tij, se personi me të cilin janë në konflikt nuk ka dokument që vërteton se banesa i përket atij.

Ai thotë se personi që kërkon ti marrë pronën ka paguar para tek gjyqtarët dhe prokurorët.

Banori: Hajdutët marrin lekë, gjithë gjyqtarët marrin lekë. Na i jep shtëpitë dhe ne nuk kemi luajtur mendsh të luftojmë me përmbarimin

Na ka thënë do tju çoj te fresku, pastaj te liqeni i thatë, pastaj do tju jap ca lekë në dorë

Vetëm fjalë. Vetëm gënjen nga mëngjesi në darkë. 

Na keni strapacuar, Arta Marku vërë dorën se kjo tokë është vjedhur. 

Kam shkruajtur te portali i Ramës dhe më thotë ti ke qenë në proces gjyqësor. 

7-8 prokurorë sjellin letra dhe nuk e hapin dosjen

Kam lind te kjo shtëpi, shtëpinë e kam marrë nga shteti. Ai nuk ngopet. 

Kjo pronë është sekuestruar në 39. Le të nxjerrë një letër që prona i është sekuestruar pas nëntorit 44 dhe le ta marrë pronën. Ai nëse e kishte atë letër fitonte gjyqin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat