Të dielën Veliaj thërret popullin në festë, por do jetë dhe protesta e opozitës në vazhdim

Tirana

Të dielën Veliaj thërret popullin në festë, por do jetë dhe protesta e opozitës në vazhdim

Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:40
Tirana

Erion Veliaj ka postuar në profilin e tij në Facebook se “Më bën pafundësisht krenar përzgjedhja e Tiranës, si një ndër pesë qytetet kandidate për Kryeqytetin Evropian të Rinisë 2022. Një triumf për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, ku mirëkuptimi  dhe dëshira e mirë  na bashkon për të ecur së bashku, drejt një qyteti për të gjithë. Shihemi në 17 Mars, me festimet e Ditës së Verës – me mbi 50 aktivitete! Ditë pa makina për fëmijët në sheshet “Skënderbej” e “Nënë Tereza”, si dhe përgjatë Bulevardit e Liqenit!”.

Por të shtunën është protesta më e madhe e opozitës në sheshin para kryeministrisë dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, protestë e cila nis të shtunën, por nuk si mbaron. Burime nga opozita tregojnë se e shtuna do jetë ditë kur nuk ka më kthim deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.

Ka informacione se protesta nuk ndalon vetëm me ditën e shtunë, çka do të sjellë se festa e kryebashkiakut Veliaj të ndërthuret me protestën për rrëzimin e qeverisë. “Gjithsesi me  mirë të jetë si festë të dielën sepse me shumë qytetarë do jenë duke festuar rënien e kryeministrit– thonë në LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat