Së shpejti krijohet zona e lirë ekonomike në Kashar

Tirana

Së shpejti krijohet zona e lirë ekonomike në Kashar

Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:04
Erion Veliaj

Qeveria së shpejti do të miratojë një zonë të lirë ekonomike në Kashar. Lajmin e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se kjo do  t'i  shërbejë zhvillimit të biznesit, por edhe shitjes së produkteve të bujqësisë dhe të agrikulturës.

"Një zonë në Kashar, rreth 50 hektarë, të shpallet si zonë e lirë ekonomike. Do të thotë se mund të jetë një vend ku shumë prej jush që punoni me produkte bujqësore, do të jetë një vend ideal prodhimi. Duam që të ketë statusin e zonës së lirë ekonomike, siç është përcaktuar nga ligjet shqiptare. Disa histori të ngjashme mund t’i keni parë në Maqedoni apo Rumani, ndaj duam që Tirana të jetë i pari ent publik që menaxhon vetë një zonë të lirë ekonomike”,tha kreu i bashkisë.

Një tjetër lajm i mirë i dhënë nga Veliaj ishte edhe ajo për krijimit e një tregu të dytë shumice për produktet bujqësore në zonën e Lundrës.

“Me ministrin Çuçi jemi gati për të identifikuar një tjetër hapësirë për një treg të madh agro-ushqimor publik, duke qenë se edhe komisionari i konkurrencës, por edhe qytetarët shprehin një pakënaqësi, por edhe ata që janë prodhues shprehin një pakënaqësi me faktin që Tirana ka vetëm një monopol të një tregu agro-ushqimor privat. Hapja e një tregu të dytë, së pari do ta bënte të gjithë këtë treg me dy konkurrues dhe sigurisht konkurrenca do të sillte çmime më të ulëta për ata që aksesojnë tregun”, shtoi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat