Festimet për Ditën e Verës, ja si do të devijohet qarkullimi të dielën në Tiranë

Tirana

Festimet për Ditën e Verës, ja si do të devijohet qarkullimi të dielën në Tiranë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 18:01
Tirana

Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të dielën e 17 Marsin ta shpallë edhe Ditë pa Makina, duke e kthyer Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Bashkia në bashkëpunim me  Policia e Shtetit kanë marrë një plan masash për organizimin e aktiviteteve, ku tregohet se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve këtë të diel.

Ditën e diel, më 17 mars, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga data 16.03.2019 ora 19:00 deri në datën 18.03.2019 ora 00:00, si dhe në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada e VIII”, segmenti i rrugës midis “Vaso Pashës” dhe “Ibrahim Rugovës” në datë nga ora 08:00 deri orën 04:00 datës 18 Mars.

Për automjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, qarkullimi do të bëhet në rrugët: “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha” dhe “Papa Gjon Pali II”, në Unazën e Vogël të qytetit.

“Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të transportit urban të qytetit do të devijohet si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në Urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

Linja “Tirana e Re” do të devijohet në rrugën “Sami Frashëri”.

Linja Kinostudio-Kombinat do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse në  rrugën e “Kavajës”.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat