Dogjën goma dhe bllokuan rrugën, policia shoqëron banorë të Astirit

Tirana

Dogjën goma dhe bllokuan rrugën, policia shoqëron banorë të Astirit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:32
Foto

Forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet kanë bërë shoqërime të banorëve të ‘Unazës së Madhe’ pas bllokimit të rrugës dhe djegies së gomave gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë familjarë të personave të shoqëruar janë mbledhur jashtë komisariatit dhe po protestojnë.

Rasti i fundit i djegies së gomave të makinës në rrugë ishte gjatë protestës së pasdites së djeshme.

Ndërkohë banorët paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestat nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për anulim të projektit të Unazës së Madhe, i cili u prek banesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat