Gazetari i njohur: “Vrasësja” e vërtetë e Kurtit, drejtësia e korruptuar

Tirana

Gazetari i njohur: “Vrasësja” e vërtetë e Kurtit, drejtësia e korruptuar

Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:26
Foto

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar vrasjen e mbrëmshme mafioze në zonën e Tiranës së Re, të 26-vjeçarit Jurgen Kurtit.

Sipas gazetarit, vrasësit e vërtetë nuk janë thjeshtë dy autorët që përfliten si ekzekutorët e të riut, por drejtësia e korruptuar, që e la të lirë, kur u akuzua si i përfshirë në dy vrasje gjatë viteve të fundit.

“Ai nuk do ishte vrarë mbrëmë sikur drejtësia ta dënonte të paktën për njërin nga krimet ku minimalisht ishte pjesëmarrës edhe sikur të mos ishte protagonist sikurse mendohet se ka qenë. Nëse do të ishte duke vuajtur dënimin në burg kishte të garantuar jetën dhe një mundësi rehabilitimi”, shkruan gazetari.

Postimi i plotë:

Një mësim nga një vrasje!

Tirana u trondit mbrëmë nga vrasja e një 26 vjeçari në pragun e shtëpisë së tij. Sapo lexon rreshtat e parë të lajmit, keqardhja është ndjenja që pushton natyrshëm çdo kënd. Pastaj lind kureshtja se kush ishte viktima dhe ndërsa fillon e lexon bëmat e jetës së tij duzimet për keqardhjen nisin e shtohen. 26 vjeçari ishte i famshëm për jetën luksoze, por fama e tij mori një dimension tjetër 3 vjet më parë kur u njoftua se kishte vrarë babait e tij, krim që u pasua nga një tjetër vrasje në Durrës, ku u vra qiramarrësi i dyqani të tij. Në të dyja rastet ai i shpëtoi drejtësisë pa dënim. Mbrëmë rrethanat ishin përmbysur fatalisht për të riun, që e vranë në prag të shtëpisë. Thuhet se e vranë dy persona. Por në fakt vrasësja e vërtetë e tij është “DREJTËSIA E KORRUPTUAR”. Ai nuk do ishte vrarë mbrëmë sikur drejtësia ta dënonte të paktën për njërin nga krimet ku minimalisht ishte pjesëmarrës edhe sikur të mos ishte protagonist sikurse mendohet se ka qenë. Nëse do të ishte duke vuajtur dënimin në burg kishte të garantuar jetën dhe një mundësi rehabilitimi. Drejtësia e korruptuar, e paguar dhe shtrembëruar e nxorri këtë të ri në pritën e hakmarrjes duke i prerë jetën në mes. Ndaj sot akuza publike për vrasjen e tij shkon për drejtësinë, që me dorezat e korrupsionit merr jo vetëm para, por edhe jetë njerëzish si kjo e këtij 26 vjeçari e shumë të tjerëve si ai!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat