Banorët e “Astirit” te Drejtoria e Policisë Tiranë. Kërkojnë lirimin e Protoduarit

Tirana

Banorët e “Astirit” te Drejtoria e Policisë Tiranë. Kërkojnë lirimin e Protoduarit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 20:35
Banorët e “Astirit”

Protestuesit e Unazës së Re kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahet i ndaluar Dorian Protoduari, i arrestuar në mënyrë të paligjshme sipas tyre, pas pjesëmarrjes në protestën e sotme para Parlamentit.

Protestuesit kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm si dhe, siç thonë ata, ndalimin e terrorit ndaj banorëve të Astirit.

Me protestuesit ndodhen edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, si dhe ish-deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi, Endri Hasa, Klevis Balliu, Gent Strazimiri e Andon Frrokaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat