Panair në festën e Krrabës

Tirana

Panair në festën e Krrabës

Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:59
Pamje nga festa

Dhjetëra kryeqytetas u bënë pjesë e festës së pranverës në Krrabë. Ushqime bio, panair agroushqimor dhe aktivitete artistike u organizuan nga bashkia e Tiranës. Për kryebashkian Veliaj, kërraba i shërben atij si një ogur i mirë.

“Është gjithmonë kënaqësi të vij në Krrabë. E para, se fushata më ecën mbarë. Kështu, e nisa dhe herën e fundit dhe shkoi perfekt. Jam i bindur se kështu do shkojë edhe kësaj here.

Ai ftoi banorët e Krrabës që t’i bashkohen sprintit të këtyre 100 ditëve për të bërë të mundur me votën e tyre vazhdimin e zhvillimit të Tiranës dhe të ekonomive të tyre rurale.

“Fillojmë me këtë takim madhështor 100 ditë sprint, deri në datën 30 qershor. Nuk i bëjmë gjërat për inatin e të tjerëve, i bëjmë për dashurinë tonë. Për dashurinë me njëri-tjetrin. Ndaj, edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që janë demokratë apo kanë bindje të tjera, duam t’ju themi që ne ju duam shumë, do t’ju shërbejmë njësoj, sepse besoj që Tirana është vend për të gjithë. Ka vend për të gjithë. Jo për dhunë, jo për inat, jo për pengesa, por për dashuri, për pasion, edhe për punë non stop.”

Veliaj premtoi se gjatë mandatit tjetër kërraba do të marr akoma më shumë investime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat