Tirana pa energji nesër, OSHEE publikon oraret dhe zonat

Tirana

Tirana pa energji nesër, OSHEE publikon oraret dhe zonat

Më: 24 mars 2019 Në ora: 22:33
Foto ilustruese

Ditën e nesërme Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se do të ketë mungesë të energjisë elektrike në disa zona.

Njoftimi i OSHEE:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë mungesë energjie në disa zona. Sipas njoftimit,  për shkak të punimeve që do kryhen në Kabinën ‘2 R construksion’ dhe kabinën ‘Thanas Ziko’, do të stakohet energjia nga ora 09:00-14:00.
Kështu pa drita do të mbeten: Rruga ‘Kel Kodheli’, Rruga e Kavajës, afër urës së shkollës Teknologjike pjesërisht, Rruga ‘Thanas Ziko’, Rruga ‘Dervish Hekali’, dhe Rruga ‘4 Dëshmorët’ pjesërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat