Nesër Tirana zhytet në terr

Tirana

Nesër Tirana zhytet në terr

Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:06
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e mërkurë dhjetëra zona të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE, këto zona do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve që po kryen në disa kabina.

Në njoftimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, thuhet se zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike janë;

Ora: 9:30-14:30, pa energji: Rruga “Mahmut Xhelili”, zona midis rrugës “Don Bosko” dhe rrugës “Jordan Misja” pjesërisht

Ora: 09:00-13:00, pa energji: Rruga “Vëllezërit Hobdari”, rruga “Ibrahim Dervishi”pjesërisht

Ora: 10:30-15:00, pa energji: Zona pranë mbikalimit të Kasharit që shkon për Rinas (Biznese)

Ora: 9:00-14:00, pa energji: Rruga “Ali Visha”, rruga “Mustafa Demiri” pjesërisht

Ora: 09:00 – 15:00, pa energji: Unaza e Re pjesërisht

Ora: 09.00 .00-14.00, pa energji: Rruga e Kavajës, pranë ish-Parkut të Autobusëve pjesërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat