Jo vetëm rrugët kryesore, Bashkia e Tiranës asfalton edhe rrugicat e lagjeve

Tirana

Jo vetëm rrugët kryesore, Bashkia e Tiranës asfalton edhe rrugicat e lagjeve

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:46
Foto

Banorët e dy lagjeve në kryeqytet do të mund të lëvizin tashmë në rrugë të aslfatuara. Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët dhe rrugicat e lagjeve, për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit kushte sa më mira. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve kanë punuar edhe gjatë orëve të natës, për të asfaltuar rrugën “Hamit Troplini”.

“Po rrugicat kur do rregullohen?. Është një pyetje që na behet shpesh nga qytetarët, dhe ne përgjigjemi me punë. Punojmë natën, dhe konkretisht në rrugën "Hamit Troplini". Me durim dhe vullnet do behet Tirana që duam!”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim Sinjalistikë - DPN2, teksa shihen edhe disa foto nga puna në terren.

Po kështu, është asfaltuar edhe rruga “Islam Petrela”. "Qëllimi jonë është të prekim çdo cep të Tiranës. Po punojmë jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në rrugica, kësaj radhe punuam në rrugën "Islam Petrela". Puna vazhdon", thuhet në këtë postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat