Shoqata “Devolli” i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve - Bota Sot
Shoqata “Devolli” i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve

Tirana

Shoqata “Devolli” i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:24
Erion Veliaj

Nismës së mbjelljes së pemeve në kryeqytet i është bashkuar për të tretin vit radhazi, shoqata “Devolli”. Anëtarë të saj së bashku me familjet e tyre mbollën pemë në Parkun e Liqenit, në atë që njihet si “Pylli i Dritëroit”. I pranishëm ishte  edhe kryetari Veliaj, i cili tha se po arrihet rekordi i vendosur për pemët.

Veliaj: Jam shumë i lumtur që shoqata “Devolli”, por edhe një pafundësi organizatash, familjesh janë bërë pjesë e kësaj fushate. Jemi thuajse afër rekordit tonë të pemëve. Sot jemi duke punuar në disa zona të Tiranës, edhe në Farkë, edhe në Allgjatë, edhe në Vaqarr, edhe në Kashar dhe jam i bindur që në fund të këtij sezoni, realisht do të kemi lënë një pajë për gjeneratën tjetër. Rrënjët që hodhëm sot janë simbolikë e një Tirane që ka hapur dyert, zemrën, mendjen, për të gjitha grupimet që vijnë nga zona e treva të ndryshme të Shqipërisë, dhe që sot e ndiejnë veten tiranas, por pa harruar nga kanë ardhur

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana është një qytet i destinuar të rritet dhe këtë e tregon edhe numri i lartë i atyre që zgjedhin ta ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Veliaj: Sot, të dhurosh jetë, të japësh oksigjen, të shtosh gjelbërimin është një ndër gjërat më të mira që mund të bëjmë. Tirana, duam apo s’duam ne, do të vazhdojë të shtohet me familje që e shohin të ardhmen e tyre në metropolin e shqiptarëve, ndaj nuk ka asnjë iluzion që Tirana do të vazhdojë të rritet. Do ketë edhe apartamente e ndërtesa ku njerëzit do banojnë. Ajo që bëjmë ndryshe kësaj here është se kemi një balancim: patjetër Tirana do zmadhohet, por duhet të ketë gjelbërim, mbjellje pemësh dhe duhet balancuar me atë që e quajmë një zhvillim i qëndrueshëm.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për ruajtjen e mjedisit, sikurse është shtimi i gjelbërimit, korsitë e biçikletave dhe transformimi i transportit publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...