Në gjyq pedofili italian

Tirana

Në gjyq pedofili italian

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:06
Massimiliano Croce

Massimiliano Croce, i arrestuar në Tiranë 5 muaj më parë fillimisht për llogari të shtetit Italian, pasi ishte dënuar më 16 vite burg për abuzime me të mitur, nuk do të ekstradohet në vendin fqinj.

Pas ndalimit të tij në Shqipëri u zbulua një skandal, pasi u dyshua se ai kishte abuzuar më dy fëmijët adoleshentë të bashkëjetuese shqiptare. Këto dyshime u faktuan, pasi Prokuroria e ka dërguar të pandehur në gjykatë dhe pritet që për të të filloi procesi shumë shpejt.

Mbi 45- vjeçarin rendon akuza e “marrëdhënieve sekusuale me të mitur” dhe rrezikon dënimin deri në 15 vite heqje lirie në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat