Paralajmërimi i fundit për Mynyr Konin, dhe plani B i Edi Ramës

Tirana

Paralajmërimi i fundit për Mynyr Konin, dhe plani B i Edi Ramës

Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:21
Mynyr Koni

Kryeministri Edi Rama vijon ta akuzojë rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni se po pengon procesin e vlerësimit të titujve akademikë por dhe procesin e realizimit të  kërkesave të studentëve pas protestës së dhjetorit.

Rama foli për 'inkompetencë të plotë" dhe "mungesë vullneti alarmante"  nga ana e rektorit të Universitetit të Tiranës të cilin e quajti të papranueshme.

"Kemi rezerva lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës ...është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar .... nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës është e papranueshme."

Rama paralajmëroi dhe një ndërhyrje në ligjin e arsmit të lartë për të marrë kompetenca që aktualisht ky ligj i jep Universitetit.

"Ka ardhur koha që ti referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem.  Rektorari i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen. 

Tani duhet të merret MAA dhe Agjencia përkatëse që të lehtësojë aksesin e Universitetit të Tiranës në bibliotekën dixhitale pasi nuk ka asnjë lloj shprehje vullneti as minimal nga rektori i Universiteti të Tiranës.  Ne mund ti vazhdojmë objektivat edhe pa rektorin." 

Titujt Akademikë

Rama akuzon rektorin se po  pengon rishikimin e titujve akademikë.

Rektorati bën sikur nuk dëgjon dhe sikur nuk kupton. Të mos lindë nevoja që ne të ndërhyjmë në ligj për të marrë nën kontroll një zonë që i takon autonomisë, por ne nuk mund ti lëmë fatin e fëmijëve në dorë të atyre që nuk duan në asnjë mënyrë që të hapin këtë proces dhe kanë frikë nga vlerësmi i titullit të tyre akademik.

Kush kujton se do të kërcënojë qeverinë me inskenime protestesash apo krijime situatash që turbullojnë gjëndjen e brendshme të universitetit me demek për këtë e për atë, por ndërkohë në fakt për tiu shmangur kësja e ka gabim. Ne jemi këtu për të bërë reformat dhe për të çuar ata deri në fund. Nuk jemi këtu për të siguruar reforma në karrige, jemi këtu për të bërë detyrën dhe protesta e studentëve ishte një shtysë shumë e rëndësishme

Nuk do të ketë harresë dhe nuk do të ketë bllokim të procesit të vlerësimit të titujve akademikë. Sharlatanët duhet t'i nxjerrim nga universiteti.  Ne po përgatitemi për planin B. Nuk mund ti lëmë studentët në këtë situatë që ka brenda një dozë të madhe farse dhe falsiteti, përderisa e dimë do gjejmë mënyrën të ndërhyjmë.  

Lutja ime është të nisë puna për vlerësimin e titujve akademikë., të gjendet procedura dhe të përcaktohet metoda. Ne jemi në dispozicion si mbështetës. Nuk përcaktojmë as metodën dhe as shpejtësinë por teatrin e "pritjes së Godosë" për këtë çështje nuk jemi të prirur ta vazhdojmë për një kohë të gjatë. Do të veprojmë në kushtet kur nuk ka një reagim"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat