Vijon puna për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Bovilla për në Yzberisht

Tirana

Vijon puna për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Bovilla për në Yzberisht

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:20
Foto

Ujësjellësi i Tiranës vijon punën për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Impianti i Bovillës deri në depon e Yzberishtit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, UKT thekson se po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e veprës hidrike.

“Linja direkte e furnizimit nga Bovilla për në Yzberisht po bëhet realitet falë punës së palodhur të teknikëve duar artë. #HistorikePërTiranën ??”, thuhet në postim, teksa postohen edhe disa foto nga puna në terren.

Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur se dyfishimi i impiantit të Bovillës dhe linja e dedikuar e transmetimit Bovillë-Yzberisht zgjidh përfundimisht furnizimin me ujë në Unazën e Re, Kashar, Mëzez, Misto Mame e Kodër Kamëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat