“Alo policia! Dikush po qëllon me armë”, arrestohet aventurieri 48-vjeçar

Tirana

“Alo policia! Dikush po qëllon me armë”, arrestohet aventurieri 48-vjeçar

Më: 9 prill 2019 Në ora: 10:27
Ilustrim

Një 48-vjeçar thyen arrestin e shtëpisë dhe del i armatosur në kryeqytet. Por kjo aventurë nuk i ka zgjatur shumë, pasi një qytetar ka denoncuar në sallën operative, shtetasin A.I., 48 vjeç.

Denoncuesi ka thënë se në rrugën e ‘Rezervave të Shtetit’ është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë ,në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).

Në momentin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila i përkiste shtetasit A. I. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehër dhe 21 fishekë.

Mësohet se 48-vjeçari  banues në Tiranë ishte me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat