Veliaj: Shkolla në Kodër-Kamëz do jetë më e bukura në Tiranë

Tirana

Veliaj: Shkolla në Kodër-Kamëz do jetë më e bukura në Tiranë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:45
Erion Veliaj

Erion Veliaj inspektoi punimet e bëra deri tani në shkollën e muzikës  “Servete Maçi” që po ndërtohet në Rrugën e “Dibrës”. Kryebashkiaku i kryeqytetit tha se çdo shkollë që ndërtohet në Tiranë të jetë më e mirë se paraardhëset.   

Ndërsa shtoi se ata që sulmojnë ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz janë të njëjtët persona që sulmonin dje sheshin e Pazarin e ri.

Erion Veliaj: "Shkolla që do ndërtojmë në “Don Bosko” do jetë me e mirë se “Servete Maçi”, kurse ajo e Kodër-Kamzës, do jetë më e mirë se të gjitha bashkë. Pse e them këtë? Sepse kush ka jetuar në Tiranë këto 4 vite dhe ka parë me sytë e tij zhvillimin, kupton se ata që sulmojnë sot shkollat janë të njëjtët ata që sulmonin deri dje sheshin, Pazarin e Ri, lodrat te Liqeni. Të njëjtat fytyra, të njëjtët personazhe, as nuk marrin mundimin të ndërrohen. Përgjigjja jonë është: Shiheni punën, siç e meriton ky komunitet, e meriton dhe Kodër-Kamza."

Veliaj tha se shkolla në Kodër-Kamëz do t’i shërbejë 30 mijë banorëve të zonës.

Erion Veliaj: "Kodër-Kamza nuk mund të jetë kontigjent për protesta të dhunshme. Kodër-Kamza ka të gjithë potencialin për çuna dhe goca me talent, që nesër mund të bëhen doktoresha, kryetarë bashkie, inxhinierë, dhe nuk ka asnjë arsye pse disa komunitete t’i diskriminojmë duke i futur në një xhep, dhe duke thënë se ata i kemi për protesta dhe shkatërrim. Ndërkohë, unë besoj se Kodër-Kamza sot ka një potencial fantastik që nxënësit e atij komuniteti të nxjerrin nga varfëria dhe nga ky kurth jo vetëm veten e tyre, por edhe familjet e tyre."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat