TIA kundër Lleshajt: Policia në Rinas u njoftua në kohë

Tirana

TIA kundër Lleshajt: Policia në Rinas u njoftua në kohë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:04
Foto

Edhe TIA (Tirana International Airport)  ka reaguar për grabitjen e ndodhur në Rinas.

TIA thotë se reagimi vjen pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, të cilin e cilëson të pasaktë.

“Reagimi ynë vjen pas deklaratës së ministrit të Brendshëm. Kemi vënë në dispozicion të hetimeve kamerat e sigurisë. Njoftimi kundrejt policisë në Rinas është bërë në kohë. Reagimet e Ministrisë së Brendshme janë të pasakta.”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

TIA thekson se në 3 muajt e fundit ka marrë masa shtesë për sigurinë e aeroportit.

Ndërkohë Lleshaj më herët tha: “ U cenua rëndë siguria e Rinasit u vu në rrezik serioz jeta e punonjësve të policisë. Koncensionari nuk ka arritur të sinjalizojë policinë. Kompania kineze ka dështuar në misionin e saj. Masa ligjore për të garantuar sigurinë në Rinas. Grupi i hetimit ka prova të rëndësishme “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat