Siguria e Rinasit nga ushtria, Presidenti i kërkon llogari Shefit të Shtabit të FA

Tirana

Siguria e Rinasit nga ushtria, Presidenti i kërkon llogari Shefit të Shtabit të FA

Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:32
Ilir Meta

Një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes tha se do të marrë në mbrojtje ruajtjen e Aeroportit të Rinasit, por duket se kjo do të sjellë një përplasje institucionale me Presidencën.

Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Bardhyl Kollçaku se kush është baza ligjore të cilës i është referuar Ministria e Mbrojtjes,  për të vendosur efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionin e Forcave të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportin “Nënën Tereza”.

Këtë fakt e ka konfirmuar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili ka thënë për mediet se pas marrjes së informacionit, kreu i shtetit do të mbaj një qëndrim publik për këtë vendim të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza. Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”, thekson zëdhënësi i Presidentit.

“Kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura. Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet evropian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve”, tha një ditë më parë ministrja Olta Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat