Bashkia e Tiranës dhe Banka Evropiane për Investime nënshkruajnë paketën prej 11 mln euro

Tirana

Bashkia e Tiranës dhe Banka Evropiane për Investime nënshkruajnë paketën prej 11 mln euro

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:14
Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve, për një paketë financiare prej 11 mln euro.

Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, fondi i dhënë në formë granti dhe kredie do të shkojë për realizimin e projekteve me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë urbane të kryeqytetit.

Veliaj: Sot ekonomia e qytetit është më e lartë, sot bashkia është më e aftë të mbledhë taksa, do të thotë që edhe të hyjë në marrëdhënie me kreditorë, që më përpara i konsideronte një tabu sepse nuk kishte mundësi financiare. Kemi përzgjedhur projekte me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë urbane të Tiranës në transport, në lëvizshmëri, në sistemimin e rrjetit ujor, në parandalimin e përmbytjeve, dhe besoj se është fillimi i një marrëveshjeje dhe i një marrëdhënie afatgjatë.

Marrëveshja e arritur me Bankën Evropiane për Investime, për Veliajn është vetëm fillimi i një marrëdhënieje të re, për një Tiranë evropiane, si në infrastrukturë ashtu dhe në kulturë.

Përfaqësuesi i Bankës Evropiane të Investimeve, Matteo Rivellini tha se falë këtij projekti kryeqyteti do të jetë më i bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat