Lavazhet dhe pikat e grumbullit janë problem, Bashkia: Lejet, të na kalojnë ne

Tirana

Lavazhet dhe pikat e grumbullit janë problem, Bashkia: Lejet, të na kalojnë ne

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:18
Foto

Në Bashkinë e Tiranës kanë mbërritur shumë ankesa në lidhje me pika grumbullimi të mbetjeve plastike apo skrap, të cilat ushtrojnë aktivitete në zona të banuara dhe që në fakt janë të licencuara nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit.

Këtu duket se ka një ngatërrim kompetencash pasi lejet të tipit C siç edhe quhen këto lavazhet apo, aktivitete të tjera që gjenerojnë zhurmë duke shqetësuar komunitetin duhet të menaxhohen nga pushteti lokal.

“Në mënyrë të vazhdueshme kreu i bashkisë Tiranë, i ka kërkuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, por edhe institucioneve të tjera që këto leje mjedisore që kanë impakt të drejtpërdrejtë në komunitet dhe që lidhen me pjesën e menaxhimit lokal të hapësirave urbane të jenë kompentencë e bashkisë. Në këtë mënyrë ne mund të arrijmë që të jemi më të kujdesshëm”, shprehet Diana Mile.

Bashkia e Tiranës synon të ulë nivelin e ndotjes dhe në fakt këto pika të tilla grumbullimi ndikojnë negativisht.

“Prej kohesh kemi promovuar riciklimin, krijimin e edukatës qytetare për t’i veçuar në mënyrë që ato të përdoren dhe të merren nga biznese të ndryshme”, tha Diana Mile.

Për sa kohe licensimi i këtyre aktiviteteve nuk është kompetencë e Bashkisë Tiranë, asaj i mbetet që thjesht të presë ankesat e qytetarëve, por pa mundur t’i japë zgjidhje pasi licensohen nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat