Gjendet i vdekur i riu në qytet Studenti

Tirana

Gjendet i vdekur i riu në qytet Studenti

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:20
Foto

Një i ri është gjetur i vdekur, pak minuta më parë në Qytet Studenti, në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është shtetasi me iniciale F.H, rreth 30- 35 vjeç.

Viktima është gjetur i pajetë në banesën e tij, ku banonte me të dashurën, ndërsa shkak për vdekjen dyshohet overdoza, ose ataku kardiak.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi janë njoftuar nga e fejuara e tij dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat