Transformimi i piramidës/ Veliaj: Ja kur fillojnë punimet

Tirana

Transformimi i piramidës/ Veliaj: Ja kur fillojnë punimet

Më: 25 prill 2019 Në ora: 10:12
Erion Veliaj

Sot në Kryeministri po prezantohet projekti i transformimit të Piramidës në një qendër të madhe për Teknologji Informacioni. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se në dy muajt që vijojnë do fillojnë punimet për këtë projekt.

“Mendoj që kemi përbërësit për një tjetër histori suksesi. Kur ne shqiptarët punojmë mund të kemi mrekulli të tjera. Ne kemi bërë pak konture para piramidës, kemi parë si mbushet me jetë gjithë ajo alternativë. Kur mendoj që unë u përfshiva në politikë s’kishte dalë Instagrami.

Për sa i përket kalendarit të punimeve në dy muajt që vijojnë do fillojmë punimet. Mbaj mend “Pazarin e ri” që mori alternativat e punimeve. Ne gjithë kthehemi në një skuadër supervizoresh. “-u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat